Moti i keq, Lulzim Basha bllokohet rrugës për në Shkodër: Qytetarët janë pa ndihmë. Qeveria ka dështuar turpshëm!

Moti i keq ka bllokuar mijëra njerëz në rrugët e vendit, për shkak të mos marrjes së masave nga institucionet për pastrimin e borës dhe hedhjes së skorjeve.

Kreu i PD, Lulzim Basha është bllokuar në gjatë kohës që udhëtonte për në Shkodër. Në një komunikim për News 24, Basha u shpreh se situata është e rëndë për qytetarët që kanë disa orë që ndodhen në acar.

“Situata është e rëndë. Gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk pashë asnjë borëpastruese. Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë”,- u shpreh Basha.

Sipas kreut të PD,”qytetarët janë të bllokuar anembanë Shqipërisë, të braktisur. Qeveria ka dështuar turpshëm për t’ju qëndruar pranë banorëve”, – deklaroi Basha ndërsa gjendej i bllokuar rrugës për në Shkodër
Pak më herë, për situatën e krijuar në vend reagoi dhe kreu i shtetit. Presidenti kërkoi nga prokuroria hetimin e institucioneve dhe kompanive që nuk kanë marrë masa për situatën e krijuar, e cila ishte e paralajmëruar prej ditësh.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP