Moti i keq në mbarë vendin, Rama: Të gjitha strukturat janë në terren për kthimin në normalitet të situatës

Kryeministri Edi Rama nisur nga moti i keq që ka përfshirë vendin, informon se të gjitha strukturat janë në terren për kthimin në normalitet të situatës. Thirrja që bën kreu i qeverisë, është që drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

Postimi i plotë

Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet.

Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

SHKARKO APP