Moti i keq, Presidenti Begaj: Institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri
Nisur nga moti i keq që ka përfshirë Shqipërisë, ku në disa zona ka edhe përmbytje dhe dëme, bëjnë që Presidenti Bajram Begaj të kërkojë që institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal të marrin përgjegjshmëri maksimale. “Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”.
Postimi i plotë
Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit.
Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim.
Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore.