Moti i keq rrëzon pemët, Veliaj apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme

Disa zona të Tiranës kanë përjetuar rënie të pemëve dhe degëve nga moti i keq, duke bllokuar disa rrugë dhe duke shkaktuar vështirësi në qarkullim. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka njoftuar se ekipet e pastrimit janë duke punuar intensivisht për të pastruar rrugët dhe rikthyer normalitetin sa më shpejt.

Po ashtu Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat ku janë shkaktuar dëme. ”Era dhe shiu kanë shkaktuar disa rënie pemësh dhe degësh në disa zona të Tiranës.

Ekipet tona janë në terren, duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin në normalitet të qarkullimit. Për këtë arsye, ju lutem ulni lëvizjet e panevojshme, tregoni kujdes dhe raportoni çdo problematikë në aplikacionin “Tirana ime” ose telefononi 112. Ju falemiderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”,-shkruan Veliaj.

SHKARKO APP