“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë”, Rama përcjell kryeministren e Italisë: Faleminderit Giorgia, ishte një nder

Pushimet shumë të përfolura të kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni me familjen në Vlorë, u bënë lajm i madh në mbarë Italinë dhe zgjatën 4 ditë.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka treguar se pushimet e homologes përfunduan këtë të enjte dhe për të ishte një nder. Po ashtu teksa ka ndarë një foto, Rama e falënderon duke e cilësuar edhe si ”motra e Shqipërisë”. “Motra e Shqipërisë. Vëllai i Italisë. Faleminderit Giorgia ishte një nder”, shkroi kryeministri Edi Rama në italisht.

Kryeministrja e Italisë mbërriti në Vlorë me një traget linje. Ajo ndërpreu pushimet e saj në Puglia, në një fermë pranë Ceglie Messapica dhe u nis për në Shqipëri, duke iu përgjigjur kështu ftesës së Edi Ramës, i cili deklaroi për mediat italiane se e ka ftuar kryeministren italiane që të pushojë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita e Melonit në Vlorë erdhi në një moment kur mediat italiane i kanë kushtuar shumë artikuj turizmit në vendin tonë, ndërsa këtë vit shumë italianë kanë preferuar që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?