MPB: Noka në rolin e dëshmitarit? Të paraqitet në Prokurori!
Pas akuzave të deputetit demokrat Flamur Noka, për avionin e rrëzuar në Ishëm, ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme. Në një deklaratë për shtyp, Ministria hedh poshtë akuzat se ministri Saimir Tahiri prishi hetimin e avionit të rrëzuar në Ishëm, sips pretendimeve të PD-së.
Në deklaratë thuhet se:”Nuk ka asgjë të re në deklaratat e Partisë Demokratike dhe të deputetit Flamur Noka. Edhe kjo e sotmja i shtohet tufës së mbi 2.000 deklaratave kundër Ministrit të Punëve të Brendshme për të përbaltur figurën e punën e tij dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nëqoftëse Flamur Noka është në rolin e tellallit, atëherë le të tregojë se cili është prokurori që i ka dhënë këtë informacion; Nëqoftëse Flamur Noka është në rolin e dëshmitarit, atëherë le të paraqitet në Prokurori dhe të depozitojë të gjithë të dhënat që ka në lidhje me këtë ngjarje”.
Ministria ka parashtuar edhe një pyetje, drejtuar ish-Ministrit Noka. “Ka disa pyetje që mbeten ende pa përgjigje: për cilën arsye Flamur Noka doli në Kuvend dhe bëri botën me dije për rrëzimin e avionit, një çështje për të cilën Policia e Shtetit dhe Prokuroria kishin nisur një hetim? Për cilën arsye Flamur Noka bëri publik hetimet mbi avionin?”,thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
MPB-ja shton se “me këto pyetje, nuk po aludojmë se Flamur Noka ka lajmëruar trafikantët, por janë pyetje që presin përgjigje”.
KOHA JONË SONDAZH

