MPJ: Kosova e dyta për eksportet shqiptare, Shkupi të zbatojë “Ohrin”
Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha ka raportuar në Komisionin e Jashtëm për marrëdhëniet me Kosovën dhe Maqedoninë.
I pyetur nga anëtarët e komisionit, Hoxha deklaroi se kemi një rritje të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, përmes takimeve dhe marrëveshjeve.
Sipas tij, Kosova është vendi i dytë për eksportet shqiptare. Përsa i përket marrëdhënieve me Maqedoninë, ai theksoi se është shumë i rëndësishëm zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit për të drejtat e shqiptarëve.
Gjithashtu Hoxha u shpreh se situata në Maqedoni ka ndikuar në nivelin e marrëdhënieve në vitet e fundit, pasi niveli i shkëmbimeve mes dy vendeve është më i ulët se më parë.
KOHA JONË SONDAZH

