Mrekulli në maternitetin “Koço Gliozheni”, i shpëtohet jeta foshnjës dhe nënës së re. Rama: Histori suksesi

Një operacion i vështirë është realizuar me sukses nga mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni”, në bashkëpunim me ekipin e Kardiokirurgjisë së QSUT-së, duke shpëtuar jetën e një foshnje bashkë me nënën e re.

Grasjela është nëna me fat që i shpëtoi mrekullisht një operacioni mjaft të vështirë së bashku me foshnjën e saj.

Ajo ishte diagnostikuar më herët me probleme të rënda kardiake dhe sëmundja i kishte ndikuar negativisht gjatë shtatzënisë, pasi rrezikonte në mënyre serioze jetën e saj dhe të foshnjës.

Ky lajm u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se mjekët “kanë bërë një mrekulli”.

SHKARKO APP