Muç Nano: Përgjimet e antimafias janë një njollë e rëndë për vendin. Kemi sistem të korruptuar

Gazetari Mustafa Nano ka komentuar përgjimet ku flitet për investime të mafies italiane në Shqipëri, me ndihmën e politikanëve dhe qeverisë së PS. Nano thotë se përgjimet janë një njollë e rëndë për vendin. Megjithatë ai shton se përgjimet nuk janë të mjaftueshme për të ngritur akuzë penale. “Jemi në kuadrin e muhabeteve. Duhet të kemi gjëra të vërteta”,- tha Mustafa Nano.

I pyetur nëse ka më shumë korrupsion në qeverinë e “Ramës” apo qeveritë e tjera, Nano tha se: “ajo që del nga bisedat e përgjuara është e vërtetë. Këtu kemi korrupsion të ngritur në sistem. Unë prisja që Edi Rama të zhbënte këtë lloj sistemi, por Rama nuk bëri asnjë përpjekje. Rama bëri atë që ka bërë dhe Berisha”.

SHKARKO APP