Muçollari: Betoni për miqtë, humbja për qytetarët! Si do të kthehet stadiumi ‘Selman Stermasi’ në mal betoni…
DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, GRIGELS MUÇOLLARI
Do të donim që ditën e fundit të vitit të kishim vetëm urime për vitin e ardhshëm por fatkeqesisht jemi këtu për të denoncuar një akt në dëm të qytetarëve të Tiranës.
Edi Rama nuk humb kohë kur është fjala për të ndarë me miqtē e tij pronat më të çmuara të Shqipërisë, siç është stadiumi Selman Stermasi dhe asetet e tij, në zemër të Tiranës.
Ashtu siç kemi paralajmeruar, projekti për gjasme rijetëzimin e pronave shtetërore, nuk ështē tjetër vetem një maskim për projektin klientelist të kullave qindra milionë euroshe, ku publiku, qytetarët që janē pronarët e vërtetë nuk përfitojnē asgjë. Perkundrazi, teksa Rama me miqtë e tij shtojnē pasuritē, për banorët e Tiranēs shtohet betoni, rriten çmimet dhe shtrëngohet dhe më shumē jetesa, ngushtohen edhe ato pak hapësira rekreative që kanë ngelur.
Korporata e Investimeve ka shpallur konkursin pak ditē mē parē ku fton firmat për të paraqitur idetē për kullat tek ish-stadiumi Dinamo.
Njoftimi lë të kuptohet që projekti do të ketë parasysh zhvillim financiar e interesa ekonomike dhe pak flitet për sportin e futbollin
Me 120 mije metra katrore në dispozicion, është e sigurtē qē aty ku ishte stadiumi emblematik i qytetit, do të lindë njē mal betoni, ku përfituesi, mik i Ramēs do të ketë shansin tē behet pronar i dhjetra mijë metrave me çmimin më të lartē nē Tiranë.
Hapësirat pranë stadiumit, nē vend se tē ishin fusha qē u krijojnë mundësinë të rinjve të merren me sport, apo kende çlodhëse për femijet e të moshuarit, do të shnderrohen në godina betoni.
Nga menyra si ështē hartuar procedura, nga kriterer e shpallura, duket qartē se e gjitha ështē njē pajë për klientin, fitues i paracaktuar.
I paracakatuar në paradhomat e Kryeministrit.
Në fund të mandatit, asgje nuk ka ndryshuar tek Edi Rama.
Ai e konsideron Tiranen dhe Shqipërinë si pronen e tij, të cilen e ndan sipas interesave.
Shfaqjet me juri e me skena, e me ekrane, janē thjesht mbulim i babëzisë për pasurim.
Qytetarêt e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë nuk mund ta lejojnë më Edi Ramen të sillet si pronar i pasurive dhe jetës se tyre, kështu qe urimi im sot per ju eshte:
le te jete ky viti ku ne shqiptarët e ndalim njëherë e mirë këtë sundues abuziv me taksat dhe pronat publike