Muçostepa-Malaj hedhin hapat për funksionalizimin e dhomës ekonomike bilaterale Shqipëri-Kosovë

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërsie, Ines Muçostepa këtë të enjte u prit nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Ky takim u bë me qëllim përmbushjen e deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e dhomës ekonomike bilaterale Shqipëri-Kosovë, kjo me vullnetin për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet dy vendeve.

Palët ranë dakord për të gjithë hapat e mëtejshëm për funksionalizimin e dhomës ekonomike bilaterale Shqipëri–Kosovë. ”Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë” do t’i shërbejë interesave të biznesit Shqipëri-Kosovë dhe do t’i propozoj qeverive të vendeve tona shqetësimet e komunitetit të biznesit nga të dyja vendet, në përputhje me objektivat e deklaratës së përbashkët për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë”, e nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive, më 26.11.2018 në Pejë.

Ky është një hap i madh drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kosovë dhe zbatimit të deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e ”Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë”.

SHKARKO APP