Muharrem Rama betohet në krye të Bashkisë së Dibrës

Muharrem Rama, i zgjedhuri nga qytetarët dibranë në zgjedhjet e 11 shtatorit, ka bërë sot betimin si kryetari i ri i Bashkisë së Dibrës. Në fjalën e tij, në ditën e parë të detyrës, Rama tha se do të bëjë disa ndryshime në institucion, duke filluar nga ndryshimet në administratë.

Sakaq ai ka folur edhe për qëndrimin e tij sa i takon koalicionit PS-LSI, duke u shprehur se do të vijojë në këtë linjë.

Muharrem Rama, kandidati i ASHE për Dibrën, fitoi me 4 mijë vota diferencë ndaj kandidatit të djathtë, Sherefedin Shehu. Votimet në Dibër u shoqëruam me akuza për blerje votash, si dhe nuk munguan fotografimet e fletës së votimit nga të dyja palët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama zëvendëson në këtë post, Shukri Xhelilin, i cili u shkarkua pas publikimit të një videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një vartëseje të tij në Bashki, në këmbim të një vendi më të mirë pune.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?