Mungesa e Kurtit në Tiranë në takimin me liderët e Ballkanit, Behgjet Pacolli: I bëri nder Vuçiçit

Behgjet Pacolli, një nga figurat me rëndësi në politikën e Kosovës, thotë se mungesa e kryeministrit Albin Kurti në takimin informal në Tiranë të liderëve të Ballkanit e ka lumturuar tepër shumë Serbinë. Për të mospjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti ka treguar mospërgjegjësi totale duke refuzuar të marrë pjesë në këtë takim.

“Mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marrë parasysh faji i kujt është, që tani kryesohet nga Shqipëria, është lajmi më i keq që mundet t’i ndodh Kosovës.

Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pasur parasysh se Serbia gjithmonë ka qenë refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës.

Mospjesëmarrja e Kosovës e gëzon shumë Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverisë dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”, ka shkruar ai në Facebook.

SHKARKO APP