Mungesa e Ramës në ceremoni. Tedi Blushi: Ishte i ftuar, por po merret me Bjellorusinë

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidenit Ilir Meta, ka reaguar ndaj lajmeve të mediave për mungesën e Edi Ramës në ceremoninë e dekorimit të ish-Presidentit, Rexhep Meidani.

Jo pa ironi, Blushi shprehet se kryeministri ka qenë i ftuar, së bashkë me mjaft personalitete të tjera, por kreu i qeverisë nuk ka ardhur pasi duhet të ketë qënë duke u marrë me Bjellorusinë.
“Kryeministri Rama ka qenë sot i ftuar në ceremoninë e dekorimit të Prof.Dr Meidanit, por ai ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë.
Ndaj e mirëkuptojmë për mungesën!”,- shkruan Blushi në një mesazh në Facebook duke ju përgjiur interesit të gazetarëve për mungesën e Edi Ramës.

Ditën e sotme, zyra e Presidencës së OSBE që drejtohet nga Edi Rama njoftoi se do të negociojë mes opozitës dhe qeverisë Bjelloruse për të zgjidhur konfliktin e rëndë në këtë shtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?