Mungesa e specialistëve alarmante! Rama apel prindërve: Fëmijët me nota 5 mos i çoni në Universitet, por jepini zanat
Këtë të premte, Partia Socialiste mblodhi ”Asamblenë e Zgjeruar në Fier”, ku ndodhet dhe kryeministri Edi Rama. Teksa premtoi që të çojë pagën mesatare 900 euro, vuri theksin tek arsimi profesional. Kryeministri theksoi se: “Që ne të bëjmë kapërcimin historik që kemi marrë përsipër që në 2030 dhe të kemi Shqipërinë një vend kampion absolut për turizmin, eksportet bujqësore, dixhitalizimin, patjetër ne duhet patjetër të kuptojmë që duhet të rrisim kapacitetet njerëzore në arsimin profesional. Mungesa e specialistëve dhe njerëzve të zanatit është alarmante.
Është e kotë, pa lidhje, ua them të gjithë prindërve që kanë fëmijë në shkollë e që shkojnë në gjimnaz me nota 5, 6 e 7 dhe që rrinë atje e këmbëngulin për ti çuar në univeristet, pra për ti dhënë fëmijës një rrugë që me shumë gjasë nuk do e nxjerrë asgjëkundi, ndërkohë që mund të marrë një zanat . Mund të krijojë biznesin e vet e të bëhet sipërmarrës”,-tha Rama.