Mungesë kuorimi? Alibeaj: Kishte deputetë online. Kushti për Presidentin është të jetë anti-komunist
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, edhe pse i shkarkuar nga Komisioni i Rithemelimit, thotë se deputetët që kanë qenë të pranishëm kanë qenë pro marrjes pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Mungesën e kuorimit, Alibeaj e ka justifikuar se disa deputetë kanë qenë online.
”Duam një president anti-komunist. Nuk duam që vetëm presidenti të jetë anti-komunist, por e gjithë familja e tij. Është kusht i panegociueshëm. Dua ta përsëris edhe njëherë.
Opozita ka legjitimitetin e saj për të propozuar një figurë që të mos ketë asnjë lidhje me sistemin. Juve ju ka pëlqyer drafti dhe vlerat që ai përmban.
Po ashtu e rëndësishme është që grupi menduan dhe unë jam bashkë me ta që të mos e konsiderojmë final këtë proces. Ai mund të pasurohet dhe të shtohet”.