Mustafa Nano: Drita e gjelbër për në BE minimizon rolin e ”Open Balkan”
Në Bullgari u rrëzua qeveria një ditë para mbajtjes së Samitit të BE-së dhe analisti Mustafa Nano thekson se nëse hapet drita e gjelbër për në Bashkimin Europian, roli i nismës rajonale ”Open Balkan” do të minimizohet.
”Pritet që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’u çelen negociatat. Ne jemi nervozuar, është nervozuar Rama, maqedonasit janë nervozuar. Rama ka përdorur një term tjetër Komuniteti Politik Evropian që unë e shoh si zhvillim edhe më cilësor se Ballkani i Hapur. Rama s’duhet ta kompromentojë nismën.
Për mua Ballkani i Hapur ka qenë i mirë deri tani. Por kur e shndërron në klub të ri, merr vlerë të re, kjo është absurd për mua. Refuzimi që ka bërë Kosova bazohet te dy gjëra, e para që s’ka mbështetje të plotë ndërkombëtare.
Së dyti më duket edhe pak emocionale. S’janë të gatshëm të bëjnë pjesë në të njëjtin klub ku është Serbia. E shoh pozitive, nëse Kurti do të ishte në të njëjtën tryezë me Vuçiçin. Do të merrej si shembull që Serbia po e njeh Kosovën. Kurti ka preferuar vendimin e natyrës patriotike para atij racional. Nëse hapet drita e gjelbër për në BE roli i ”Ballkanit të Hapur” minimizohet”,-tha i ftuar në ”MCN TV”.