Mustafa Nano: Nëse do të jetë një grua Presidente, duhet të ketë ”këllqe”
Kush do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë, është një nga temat që diskutohet kudo, pasi për herë të parë, PS-ja i ka votat për ta zgjedhur vetë kreun e ri të shtetit. Analisti Mustafa Nano, thotë se nëse do të kemi një presidente grua, ajo duhte të ketë ”këllqe”.
”Varet nga personi. Nuk është e thënë që ai që zgjidhet të jetë noter i mazhorancës, varet nga personi. Psh. Moisiu u zgjodh nga të dy dhe iu vu të dyve. Edhe Bamir Topi. Momenti që futesh aty presidneti merr forcë, ke motivime të tjera.
Presidenti do zgjidhet në Parlament, nga mazhoranca. Nuk kemi pasur asnjëherë një grua presidente, risia është ndjellëse, vetëm se idea ta kemi me patjetër nje grua nuk shkon. Nuk shoh ndonjë zonjë që të dallojë mbi burrat, por as ndonjë plan nga mazhoranca për një grua.
Duhet gjetur një zonjë që të jetë me këllqe. President i mirë je nëse ti e demostron që je i mirë. Je president nëse je shndërruar në një simbol të unitetit kombëtar”.