Mustafa Nano: Po ndodh ajo që kisha parashikuar, Berisha ka nisur të fiket
Zgjedhjet e pjesshme vendore do të jenë një test për PD-në. Analisti Mustafa Nano, thotë se zgjedhjet për 6 bashki do të japin disa përgjigje për peshën reale të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. I ftuar në studion e lajmeve të ”Mcn.al”, ai thekson se sheh një zbehje të figurës së Berishës që nga protesta e 8 janarit në selinë e PD-së.
”Një nga gjërat që këto zgjedhje i bën interesante është gara mes Berishës dhe Bashës. Nuk është ajo mes Ramës dhe opozitës. Unë jam kureshtar sesi do të dalë kjo garë.
Po vë re një Berishë që po fiket në mënyrë graduale. Edhe Basha po manifeston njëfarë entuziazmi. Po ndodh ajo që kisha parashikuar: kulmi ishte stadium dhe do të niste rënia graduale. Fakti që ai nuk e mori dot selinë ndikon edhe të mbështetësit.
Ai nuk e nxorri dot Bashën, kjo e penalizon. Kam përshtypjen se ai po jeton një dramë. Nëse Basha merr më shumë vota se ai, atëherë është përfundimisht i zhdukur”.