Mustafaj: Në Shqipëri është instaluar sistemi i frikës

“Shkoni votoni sepse në dimë gjithçka bëni”, kështu tha Edi Rama në fjalimin e tij elektoral të zhvilluar me patronazhistët, të cilën Mustafaj e sheh si një sistem frike të instaluar në vend.

Analisti Besnik Mustafaj, në studion e ABC ka komentuar edhe zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të 2021.

Për analistin në Shqipëri është instaluar sistemi i frikës duke u kthyer në një problem shumë të madh. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Partia Demokratike në këto vite arrite të rekuperojë abstenimet e simpatizantëve të saj, por nuk arriti sipas tij të krijojë një frymë për të sjellë fitore.

“PD gjendet përpara katër vitesh shumë të vështira. E gjithë Shqipëria gjendet para 4 viteve shumë të vështira. PD rekuperoi në një masë shumë të madhe abstenimet e simpatizantëve të saj , por nuk arriti të krijojë frymë. Por për mua nuk mund të gjykohet vetëm fushata, por edhe lideri. Lideri është përgjegjësi kryesor një filozofinë e partive popullore të qendrës së djathtë.

Sot ne nuk arritëm të krijojmë një frymë. Unë si demokrat pres që të ngrejë frymën të më çojë në fitore. Ne jemi në rrethanat ku nuk ekziston vota kundër. Pra nuk ka një shoqëri të lirë që voton kundër. Në pamë që vota mori Tom Doshi, çfarë përfaqëson partia e Tom Doshit për të pakënaqurit , asnjë gjë. Pra nuk u votua kundër, por vetëm, pro”, tha Mustafaj.

Kërkesa e Ramës për bashkëpunim?

Mustafaj: Opozita e sotme shkon në Parlament shumë më e fortë dhe kjo është me rëndësi për opozitën. Të gjitha hipokrizitë e Edi Ramës nuk qëndrojnë sepse gjatë 8 viteve i qëndroi fjalëve të tij kur tha se nuk keni parë gjë akoma.

Mustafaj tha se shqetësim mbetet fakti se përveçse ka policinë në dorë, prokurorinë dhe gjykatën ka edhe të inkriminuarit.

“Roli politik është të shkosh në parlament dhe të nxjerrësh mësime në hapat e gabuara që janë hedhur. Karrigia bosh i shërben kundërshtarit politik”, tha Mustafaj.

SHKARKO APP