Mustafaj: Nëse Basha humbet zgjedhjet lokale, kjo do ishte ‘vdekja e tij politike’

Besnik Mustafaj është ndalur sot tek zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm. Ish-ministër i Jashtëm në kohën kur qeverisë Sali Berisha, thotë në “News24”, se nëse kryedemokrati Lulzim Basha do të humbë edhe zgjedhjet lokale, atëherë kjo do të ishte një vdekje politike për të.

Ai thotë se kjo do të jetë përballja e tretë e Bashës në zgjedhje, qofshin ato parlamentare apo vendore, nga koha kur është vendosur në krye të PD-së. Sipasj Mustafajt, një tjetër humbje në zgjedhje, do të ishte “vdekja e tij përfundimtare politike”.

Sakaq, ai ka komentuar edhe ligjin për gjuhën në Maqedoni, të cilin e cilësoi si jo të përsosur, por “hap me rëndësi, i dobishëm, dhe kushtetues”. Mustafaj tha se Presidenti Ivanov nuk do të mundë ta bllokojë ligjin, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë shtetformues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?