Mustafaj: Sherefedin Shehu, i shkëlqyer për Dibrën
Zgjedhje të shkëlqyer të PD-së për Dibrën e ka quajtur ish-ministri i Jashtëm në qeverinë “Berisha”, Besnik Mustafaj, zgjedhjen e Sherefedin Shehut në garën për bashkinë në 11 shtator.
Mustafaj, një nga zërat kritikë, e vlerëson zgjedhjen e bërë së fundmi.
Në një postim në rrjetet sociale, Mustafaj ka çmuar emrin e tij dhe zgjedhjen e bërë nga PD-ja.
“Nje zgjedhje e shkelqyer per Dibren nga ana e Partise Demokratike. Sigurisht nje sakrifice e madhe per vete Sherefedin Shehun, por nga ato sakrifica qe e rritin ate si politikan ne syte e dibraneve dhe te mbare shqiptareve. Urimet me te perzemerta Dibres!” shkruan Mustafaj.
KOHA JONË SONDAZH

