Besnik Mustafaj: Nëse Rama prish Marrëveshjen, opozita të kërkojë qeveri zgjedhore
Ish-ministri i PD, Besnik Mustafaj u shpreh se kryeministri Rama po shantazhon opozitën për marrëveshjen e Zgjedhores, ndërkohë kur është i vetmi që mund ta prishë atë.
Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj arsyetoi se vetëm kryeministri Rama mund të prishë marrëveshjen dhe nëse ndodh, atëhere ai këshillon opozitën që t’i vendosë ultimatum kryeministrit kërkesën politike për qeveri tranzitore 100 ditë para datës së zgjedhjeve bazuar në modelin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut.
“Rama nuk e do marrëveshjen dhe do kërkojë të sabotojë. Çdo lëshim dhe kompromis që është i domosdoshëm në një marrëveshje ka kompromis, Rama çdo lëshim e trajton si disfatë. Disfatat personale i konsideron depolitizim të administratës zgjedhore për të na i shitur me komisionerët nga administrata, dhe identifikimi biometrik. Por ai bën shantazh ndaj opozitës. Opozita ka arritur rezultate teknike, si rasti i Kolegjit Zgjedhor etj. Ajo çka e vë në bisedë, edhe me veten, e kam menduar që kryesorja ndër kërkesat e opozitës që në daljen nga parlamenti me dorëzimin e mandateve është qevria tranzitore 100 ditë para zgjedhjesh, është model i suksesshëm nga Maqedonia e Veriut, por Rama e parandjen këtë. Ligji lejoi Gjiknurin, çunat e Shijakut etj që të kënaqnin shefin. Rama ka pasur mungesë të vullnetit politik për administrim të drejtë të zgjedhjeve dhe që çon në manipulim.
Rrezikon në çdo moment marrëveshja të prishet nëse nuk kalon në Kuvend. Këshilli Politik që e ka negociuar nuk është strukturë parlamentare, pra votat janë në parlament. Nuk mund të përjashtohet opozita parlamentare sa kohë ka kartonat. Nëse kjo marrëveshje prishet atëhere PD duhet të kthehet tek kërkesat politike, tek qeveria kujdestare sipas modeli të Maqedonisë së Veriut”, tha Mustafaj.
KOHA JONË SONDAZH

