“Na u çmend kryeministri”. Ironia e gazetarit: Spartak Braho kaloi prapë me LSI…

Ish-deputeti i LSI-së, Sparak Baraho, i cili në këto zgjedhje kandidon për PS në Tiranë, ishte pjesë e takimit të Edi Ramës sot në Çorovodë të Skraparit. Braho ka marrë përsipër sulmet ndaj ish-mikut të tij, Ilir Meta dhe në Skrapar e sulmoi Presidentin më shumë sesa vet Edi Rama.

Por në zellin për të sulmuar Ilir Metën, Braho ka bërë dhe një gafë. Duke dashur të sulmojë ish-mikun e tij, në mendje ka pasur Edi Ramën dhe tha gjatë fjalimit: “Na vjen keq, por na është çmendur kryeministri…”.

Pas kësaj deklarate ka reaguar gazetari Ylli Dylgjeri, i cili shprehet me ironi se Braho ka kaluar prapë me LSI.

“Baba Taku kthehet prapë në LSI: Tu thaftë goja! Ke rrjedhur…Kryeministri është smart”,- shkruan Dylgjeri në një postim në Facebook.

SHKARKO APP