Naco: Byroja nuk dublon Prokurorinë
Ndërsa kritikat ndaj sistemit te drejtësisë sa vijnë e shtohen, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, nuk kursen akuzat ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në intervistën dhënë për Vizion Plus, ai e quan KLD një institucion jo eficent, që nuk po kryen asnjë nga detyrat qe i ngarkon kushtetuta.
Naço thotë se nga 15 kërkesa qe i janë drejtuar KLD-se për shkarkim te gjyqtareve vetëm një është pranuar, ndonëse shkeljet kane qene flagrante siç ishte ajo e gjyqtarit te Kavajës, Osman Aliu, i cili vazhdon te jete ende ne detyre. Kreu i drejtësisë kërkon zbatimin e ligjit antimafia per te gjithë zyrtaret qe kane pasuri te pajustifikuara.
Ndërsa në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ngritjen e Byrosë Kombëtare te Hetimit, kreu i drejtësisë thotë se ndan mendim te kundërt me këtë Gjykate, pasi ajo nuk dublonte Prokurorinë.
Por ministri nënvizon se Kushtetuesja është pjesë e institucioneve qe do t’i nënshtrohen reformës në drejtësi, së bashku me shkallët e tjera të gjyqësorit dhe Prokurorinë.