Naço-Hasani: Shkëmbimi i eksperiencave forcon kushtetuesen

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani është pritur ditën e sotme në një takim nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Kryefjala e diskutimit të tyre ka qenë reforma në sistemin gjyqësor shqiptar, e cila përfshn Gjykatën Kushtetuese, veçanërisht rritja e cilësisë dhe meritokracisë në përbërjen e këtij institucioni dhe më konkretisht në kriteret e emërimit, marrjen e vendimeve në kohë, kuorumin e nevojshëm për dhënien e vendimit, etj. Gjatë takimit, Ministri Naço theksoi se mbeten të hapura mundësitë për rritjen e mirëfunksionimit të kësaj gjykate, duke e lidhur këtë edhe me çështjen e arsyetimit në kohë të vendimeve, proces ky që shpesh ka krijuar një ngërç institucional. Naço dhe Hasani kanë rënë dakort mbi rëndësinë që paraqet shkëmbimi i eksperiencës në drejtim të forcimit të institucioneve kushtetuese. Në vijim të kësaj, Ministri Naço është treguar i hapur në marrjen e çdo eksperience nga ekspertët kosovarë, ndërsa theksoi se do të ishte në interesin e ndërsjelltë përfitimi nga eksperienca reciproke. Ndërsa e njohu Ministrin Naço me disa detaje rreth ecurisë së punës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke veçuar disa prej vendimeve më të rëndësishme të këtij institucioni, Hasani e vuri theksin tek rëndësia që paraqet interpretimi i Kushtetutës, duke e cilësuar këtë proces si një çështje mjaft të ndjeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?