Naço: Reforma në drejtësi është si makinat kineze në vitet ’80 që u vinim motorë gjermanë
Duke folur sërish për Reformën në Drejtësi, në SYRI.net ish-ministri i Drejtësisë është shprehur se modeli i propozuar nga mazhoranca qeverisëse është i çuditshëm dhe nuk bazohet tek asnjë prej modeleve të BE-së apo SHBA-së.
“Në vitet 80-të makinave kineze ju vinim motorë gjermano lindorë, nuk funksionon”, ishte krahasimi i Naços për Reformën në Drejtësi të mazhorancës.
“E thashë në fillim të fjalës time, unë kam kërkuar si Ministër i Drejtësisë që ne duhet të merrnim një nga modelet e BE-së ,ne duhet të flasim me gjuhën e BE-së. Kam kërkuar që ekspertëve, për aq sa më lejohej,që të zgjidhnin modelin italian, i cili është i ngjashëm me modelin që ne kemi, por ne kemi devijuar rrugën. Ky model nuk është as amerikan, danez, italian. Nuk e di cili është ky model !Është një nga modelet, por nga gabimet që kemi bërë në të shkuarën doja të merrnim një model të pa deformuar, doja të ecja në gjurmët e Brukselit. Në vitet 80-të makinave kineze ju vinim motorë gjermano lindorë dhe nuk funksiononin”, u shpreh Naço në SYRI.net.
KOHA JONË SONDAZH

