Nafta ”çmendet”, shqiptarët digjen në plazh

Nga: Redjon Shtylla

265 lekë për litër, është çmimi që prej kësaj të premteje, shqiptarët do të paguajnë për naftën. Vendimi i Bordit të Transparencës, menjëherë është komentuar në rrjete sociale, aty ku shqiptarët ndërvite kanë ”rrëzuar” qeverinë dhe reagojnë ndaj çdo ngjarjeje.

Nëse nuk e keni parë, në dy ditë para Kryeministrisë janë mbajtur protesta nga qytetarët pikërisht për rritjen e frikshme të çmimeve, në një kohë që pagat shkurtohen. Por pjesëmarrja ishte nga gjysma e të rinjëve që dalin në një ditë të zakonshme për jetë nate në zonën e ish-Bllokut.

Bordi qeveritar i ngritur për këtë krizë, që në kushte normale është për të neutralizuar situatën, por vetëm rrit çmimet, madje tërheq edhe vëmendjen e operatorëve që të mos abuzojnë më çmimin pasi në të kundërt do t’i pezullohet aktiviteti.

Me këtë rrugë që është nisur, nesër naftën do ta kemi 300 lekë për litër, dhe shqiptarët që po dynden nëpër plazhe, komentojë në rrjete sociale, sikur e kanë me ”detyrim” reagimin aty, ose sikur plotësojnë detyrën. Por detyra në fakt është në shesh, të gjithë bashkë dhe të mos largohesh nga aty pa u ulur çmimet.

Batuta e kryeministrit Edi Rama që punë ka, por nuk ka profesionsta, mesa duket i kemi tek Bordi, që rrisin çmimet me vlera rekord në krahasim me vendet e rajonit, dhe që shqiptarët lahen e digjen në plazh, pasi çmimi i naftës nuk po ju bën përshtypje.

As protestat e muajt Mars nuk ndyshuar situatën, se pse ndodh kështu, një dreq e merr vesh. Edhe pse çmimi i naftës nisi të ulej, dhe qytetarët “u bindën” se protestat dhanë efekt, por ja ku jemi sot.

Në rajon, qytetarët e kanë shumë të vështirë të pranojnë efektet e luftës në lidhje me çmimet. Ata kanë dalë në protesta masive dhe agresive kundër krizës së çmimeve.

Por një gjë duket e sigurtë, sado që të shkojë çmimi jo vetëm i naftës, shqiptarët do të lejojnë të shtypen, të mos dëgjohen dhe mbi të gjitha, ata nuk REAGOJNË MASIVISHT.

SHKARKO APP