Naftëtarët e Ballshit, Petrit Vasili: Rama shpërfill të varfrit

Zv. kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se, drejtësia duhet të ndërhyjë për të zgjidhur çështjen e naftëtarëve të Ballshit. Z. Vasili theksoi se, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion duhet të hetojë të gjithë çështjen.

“Drejtësia është i vetmi instrument që ka detyrim për të vendosur gjerat në ligjshmëri. Detyrohen të bëjnë detyrën, përballë kanë punëtorë të grabitur dhe të vjedhur. Qeveria vihet në krah me kompaninë hajdute që fshehin identitetin dhe që rrëmbejnë të ardhurat. Të hetojë një për një veprimet dhe mos veprimet. Ku kanë vajtur milionë e miliona euro dhe ndërkohë kanë detyrim 60 milionë euro për shtetin. E ka aferën para syve. Ne kemi ngritur pritshmëri të mëdha për SPAK që duhet të ishte një instrument i fortë. Ja tek e ka. Çdo minutë që nuk flasin bëhen bashkëpunëtorë dhe bashkëfajtor”, tha z. Vasili.

Zv. kryetari i LSI duke komentuar deklaratën e bërë sot nga Kryeministri Edi Rama ku kërkonte grave të Ballshit të dilnin nga greva dhe të hiqnin dorë nga “presionet dhe ultimatumet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U bën karshillëk grave që sakrifikojnë shëndetin e tyre. Ky u bën karshillëk duke i thënë që presione me mua nuk ecin. Këto të drejta ata i kanë fituar me vendim gjykate dhe qeveria ka qenë aksionere në kompaninë që u ka paga e prapambetura. Është kaq i pacipë, ata nuk po bëjnë ultimatum dhe as presion po bëjnë sakrificë. Çfarë presoni po i bën? Ky është i çmendur është një derr i kënaqur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky u tregon vendin fukarenjve. Presionin e oligarkëve që u kërkojnë paratë e ha ky. Para për të paguar koncesionet e rrugëve ka ky, e ha presionin e tyre. Ha presionin e oligarkëve sepse ha paratë bashkë me ata. Ky individ, se nuk meriton ta quash më as kryeministër, që nuk ka cip, ky ka për të qenë gjithmonë halli i shqiptarëve ndaj dhe gratë në grevë nuk kanë besim tek ai. 23 milionë euro janë paguar për inceneratorët, kurse për naftëtarët nuk ka para”, shtoi ish-deputeti.

Për problemin e naftëtarëve të Ballshit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ka dërguar letër institucioneve të drejtësisë, ku përmes saj kërkohet të gjendet zgjidhje për shqetësimin e naftëtarëve të cilët kërkojnë 26 pagat e prapambetura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?