Naftëtaret në grevë denoncojnë mashtrimin e ulët të Rilindjes: Gruaja që ka folur kundër Kryemadhit nuk ka qenë fare në takim

Një pjesë e mediave pranë qeverisë kanë publikuar me urdhër nga Rilindja një video të një gruaje që thotë se është pjesë e grevës së naftëtarëve. Gruaja nuk ka ndonjë kërkesë për pagat ndaj qeverisë dhe kushtet në të cilat ndodhen naftëtarët, por shqetësohet për opozitën.

Ndërkohë vetë gratë që janë në protestë kanë denoncuar farsën e qeverisë dhe inskenimin e bërë më “grevisten” që sulmon opozitën.

“Jam një greviste e grevës së urisë në Kombinatin e Punimit të Naftës në Ballsh. Dëgjoj në media për zonjën Kryemadhi. Zonja që ka folur në lidhje me zonjën Kryemadhi nuk ka qenë në takim atë natë. Prandaj po e përgënjeshtrojmë dhe zonjës Kryemadhi i kërkojmë ndjesë”,- thotë një prej grevistëve.

 

https://arkiva.kohajone.com/kryemadhi-i-nxjerr-pamjet-edi-rames-keto-jane-grate-naftetare-qe-kam-takuar-jo-mami-i-punonjesit-te-bashkise-se-fierit/

SHKARKO APP