Naftëtarët pranuan ofertën për mbështetje financiare, reagon Rama

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj deklaroi se punonjësit e kësaj rafinerie kanë pranuar ofertën e kryeministrit Edi Rama për mbështetje financiare, pasi janë në kushte të vështira ekonomike.

Në një deklaratë për mediat, Dautaj tha se ndihma që i ka ofruar Rama është mes pagës minimale dhe pagës ndërmjetëse. Ai bëri thirrje që të ulen në dialog një orë e më parë.

Sot kemi zhvilluar një takim me pjesën më të madhe të kolegëve naftëtarë. Kemi pranuar që të rikthehet një përgjigje pozitive për pagën. Për problemet tona që kemi pasur për pagat e prapambetura, do t vijojmë rrugën gjyqësore, do e çojmë çështjen deri në Strasburg. Rama premtoi që do të jepte një mbështetje, një pagë ndërmjetëse dhe pagës minimale që marrin në rafineri. Nga punëtorët u pa e arsyeshme, se jemi keq financiarisht, të detyruar nga kushtet ekonomike, janë detyruar që ta pranojnë. Skam pasur mendime kundër. Pjesa dërrmuese janë pro pranimit të kërkesës. Sot do i dërgojmë një mesazh që palët të ulen një orë e më parë. Kushtet ekonomike na detyrojn.”, tha Dautaj.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit, të cilët pranuan ofertën e qeverisë për mbështetje financiare.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shprehu falënderime për besimin dhe mirëkuptimin.

Rama tha se brenda 48 orësh do takohet përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim.

MESAZHI I RAMËS
Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!

SHKARKO APP