Naftëtari: Të na çojnë në burg, aty do e hamë një pjatë supë
Gjatë protestës para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë, një nga naftëtarët shprehet se gjendja e tyre ekonomike është e rënduar. “Të na çojnë në burg të hamë një pjatë supë, të paktën do hamë diçka këtu, se kështu po vdesim fare”, tha ai.
Ata shprehen edhe se Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duhet të presë në takim një nga përfaqësuesit e protestës.
“Le ta shkrijnë sot atë kompani nëse del me humbje. I bëj thirrje policisë minimalisht një nga këta të marrë përfaqësuesit tanë dhe ministrja ta presë këtë njeri, nuk është një rrugëtar kalimthi. Turp që në 2020 trokitëm në një derë dhe nuk hapën. ne jemi me ju, dhe ju duhet të na mbështesni. Të vlerësojnë mundin dhe sakrificën që këta naftëtarë kanë 11 muaj që sorrollaten”, thanë ata.