Nallbati pranon përfshirjen në konflikt: Kamioni ishte me shpejtësi, mund të pësonim aksident

Kandidati për deputet i koalicionit ‘PD-Shqipëria Madhështore” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Bledjon Nallbati pohoi sot në një konferencë për mediet se u përfshi në një incident së bashku me të vëllanë me shoferin e një mjeti të tonazhit të rëndë.

Nallbati u shpreh se pranon me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndronte me maturi ndaj atyre që i cilësoi provokime.

“Dënojmë çdo lloj forme dhune, verbale apo fizike, pavarësisht se u përfshimë në një incident pa dëshirën tone”, tha ai duke sjellë edhe dinamikën e ngjarjes që sipas tij, transformohet sipas interesit publik të momentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është e vërtetë që unë apo vëllai im i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica drejt qytetit, dhe në rrethrrotullim është hapur një gropë, të cilën këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë, ndërsa kamioni ishte pas me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte ndaluam, dhe doli vëllai im që ishte shofer, e pas tij unë’, informoi Nallbati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se tentoi ta shmangë konfliktin, edhe pse ishte nën emocionet e një përplasjeje të mundshme dhe të rrezikshme.

“Ftoj SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çfarë ka ndodhur në mënyrë të qartë. Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja, por edhe për konfliktin. Policia, në vend që të qartësonte situatën – edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan dhe deklaruan që ishte konflikt momental dhe keqkuptim, madje firmosën deklaratat se nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin – veproi me urdhër personal të Niko Peleshit, i cili ka komunikuar me drejtuesit e policisë së qarkut të Korçës’, tha Nallbati.

Policia njoftoi sot se arrestoi vëllanë e Nallbatit për incidentin, duke zbardhur dinamikën e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?