Namik Dokle: Mosmirënjohësi është i biri i batakçiut…

 

Deputeti socialist Namik Dokle duket se mosmirënjohjen nuk e honeps dot! Ne rastin e debatit ndërtuar mbi trajnerin e Kombëtares Shqiptare te Futbollit, Gianni de Biasi ai reagon shume ashpër ne profilin e tij ne Facebook. Ja si shkruan ai:

“Pas kualifikimit te Shqipërisë, nje lukuni anonimesh te futbollit dhe te mediave sportive i jane turrur paturpesisht De Biazit, me zili, inate provinciale, mungese respekti per ate qe ka kontribut te madh ne nje fitore historike, qe e nxorri futbollin tone nga gropa mese shekullore. Për here te pare, mos harroni ju ziliqare!!! Ku ishit ju deri dje?! Mosmirënjohësi është i biri i batakçiut, si ne çdo rast, edhe ne aferat e futbollit. Kerkoka shume euro trajneri? Ndershmërisht i thuhet:” Ne kaq mundësi kemi. Po qëndrove, te puthim ne balle, nëse jo, te japim dorën miqësisht, te përqafojmë dhe te jemi mirënjohjes ne gjithë historinë e futbollit tone!”  Kjo do te ishte njerëzore, kjo do te ishte shqiptare!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?