Nancy VanHorn takohet me kryetaren në detyrë të Apelit të GJKKO: Guxim i pamasë dhe sakrificë personale
E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot (11 Dhjetor) me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani.
Diplomatja e lartë e SHBA-ve ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët sipas saj, “shfaqin guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. “Vendimet e tyre janë jetike, për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri”, shprehet VanHorn.
Postimi i plotë
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjyqtaren Saida Dollani.
Znj. VanHorn ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët shfaqin guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Vendimet e tyre janë jetike për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri. Ambasada e SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur institucionet e drejtësisë së Shqipërisë në misionin e tyre për të ruajtur drejtësinë dhe integritetin.