“Narcizëm pa kufij”, Artan Fuga për largimet nga politika: Më hapin barkun ata që shohin se s’janë në listë për deputetë, hedhin baltë
Akademiku i njohur Artan Fuga e ka cilësuar narcizëm veprimin e ish-deputetëve apo disa figurave që tërhiqen nga gara elektorale e 25 prillit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Fuga thekson se ‘shkrihet gazit’ kur këtë personazhe thonë se po largohen për t’ju hapur rrugë të tjerëve. “Më hapin barkun edhe ata që pasi nuk janë në listë për deputetë, nisin dhe hedhin baltë dhe topa m. mbi gjithçka, mbi ata me të cilët kanë bërë dush dy herë në ditë!”, shkruan Fuga.
REAGIMI I FUGES
Narcizëm pa kufij
Më shkrijnë gazit për narcizmin e tyre pa anë e pafund ata ish deputetë ose deputetë që pasi kanë parë vështrimin e Shefit që as ua ka hedhur, dalin në publik dhe thonë: Shiko, unë nuk dua të kandidoj, unë po tërhiqem.
Hahahahahahaha!
Pale kur thonë se vendin e tyre e hapin për të tjerët! Hahahahaha! A thua se e kanë pasur me tapi, a u ka hedhur bytha rrënjë, a thua se kolltuqet e deputetëve janë me bileta të blera në sportel për persona të veçantë!
Më shkrijnë edhe ata ose ato që kujtojnë se i kanë thirrur për sytë e bukur!
Narcizmi nuk paska kufij!
Më hapin barkun edhe ata që pasi nuk janë në listë për deputetë, nisin dhe hedhin baltë dhe topa m. mbi gjithçka, mbi ata me të cilët kanë bërë dush dy herë në ditë!
Pale, por as e fshehin cmirën dhe narcizmin e tyre! Ka faj prokuroria që nuk i merr në hetim për fshehje tentative për krim a korrupsion që e paskan ditur dhe nuk e paskan denoncuar!
Cfarë narcizmi!