Nard Ndoka: Ç’lidhje ka ujësjellësi me reformën në drejtësi?

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka komentuar fjalimin e Kryeministrit Edi Rama sot në mbledhjen e grupit të PD-së. Ai ndalet në një qëndrimin e Ramës për reformën në drejtësi, dhe reformën e ujit.

Postimi i Nard Ndokës në Facebook:

“Fajin e ka reforma ne drejtesi! Edi Rama i ka habitur të gjithë sot, kur lidhi dy gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha në grupin parlamentar, se reforma e ujit, e shpallur si prioritet i qeverisë, në këtë vit të fundit të mandatit, ka lidhje me reformën në drejtësi. Se ku qëndron lidhja mes këtyre dy çështjeve, vetëm Rama mund ta shpjegojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është çudi që edhe për ujrat që i plasën dje Tiranës nga një shi disa orësh të gjendet si shkaktar mungesa e reformës në drejtësi.

Kjo vetëm sa shkakton humor te ata që e dëgjojnë, sepse edhe pas këtyre deklaratave shakatore të Ramës, asgjë nuk ndryshon, ekonomia përkeqësohet, papunësia rritet, korrupsioni thellohet, dhe qeveria pasurohet!

Ketu nuk ka drejtesi, se nuk ka institucione qe funksionojne normalisht, por jo se nuk ka reforme ne drejtesi. Ketu nuk ka drejtesi, se pushteti ka kapur drejtesine, por jo se nuk ka reforme! Ketu nuk ka drejtesi, se opozita pajtohet me te keqen, por jo se nuk ka reforme!

Te kishte kaq rendesi reforma ne drejtesi, qeveria e kishte dhene me koncesion nepermjet Beqes.

Po kur te kete reforme ne drejtesi, a do te kete drejtesi?!”,- shkruan Ndoka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?