Nard Ndoka: Nëse guxon të prekë Kushtetutën, Rama shënon fundit e tij të shpejtë

Nard Ndoka, kryetar i PDK në lidhje me pyetjen nga “KOHA JONE” se “Çdo bëjë opozita nëse kryeministri Rama ndryshon Kushtetutën vetëm që të heqi koalicionet parazgjedhore?”, u përgjigj:

Nëse Rama tenton të miratojë Kodin Zgjedhor dhe të ndryshoje Kushtetutën në mënyrë të njënshme, do të jetë fundi i tij i pashmangshëm. Kjo tendencë e Ramës për të ndryshuar Kodin e Kushtetutën më tepër është tallja e fundit, që ju bëri deputetëve të mbetur në Kuvend. Po tallet më to, po i përçan, po i ndërsen kundër njeri-tjetrit dhe do ti përdor ca prej tyre në qellimet e veta politike. Të gjitha këto levizje, plotesojnë kuadrin formal, se Edi Rama mbetet një politikan katastrofë për vendin, problematik për opozitën dhe i paqendrushëm për ndërkombetarët. Kushtet e Bundestagut gjerman, këto ditë kthehen në 15 kushte të BE për Shqipërinë, këtu Rama do ulë kokën dhe kjo përballje do jetë e fundit për të!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?