Nard Ndoka: Ofrojmë “Kaubojsin” për një vizion të ri të PS
Eduart Ndocaj është deputeti që ka shprehur ambicien për të drejtuar Partinë Socialiste. Ai ka shpallur publikisht platformën për partinë më të madhe politike pak ditë më parë.
Por edhe pse është pjesë e koalicionit të majtë, Ndocaj zyrtarisht është zëvendëskryetar i Partisë Demokristiane. Këtë detyrë në PDK e mori pak ditë pasi bëri betimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Në Partinë Socialiste nuk ka pasur komente nëse statusi e lejon që një nënkryetar i një force tjetër politike të garojë për drejtimin e selisë rozë. Ndërkohë që te Partia Demokristiane nuk e shohin si problem kandidimin e numrit dy të saj për kreun e PS.
I pyetur nga “Koha Jonë”, kreu i PDK-së, Nard Ndoka tha se kur ka mungesë alternativash në PS, PDK ofron Eduart Ndocajn për një vizion të ri politik.
“Eduart Ndocaj është zëvenkryetar i PDK. Por kur ka mungesë vizioni dhe alternativash te partitë e tjera politike, do ju ofrojmë Eduartin si mundësi”,- tha kreu i PDK-së, Nard Ndoka.
KOHA JONË SONDAZH

