Nard Ndoka: Unë do jem me Ilir Metën në 2 mars në bulevard
Kryetari i Partisë Demokristiane, fton qytetarët që të bashkohen në manifestimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta më 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. I ftuar në “Ditë e Re” sot në Ora Televizion Ndoka nënvizoi rëndësinë e kësaj proteste.
“Unë do të jem më 2 mars. Është moment për çdo qytetar që të jetë i pranishëm. Është e rëndëishme për çdo njeri që të protestojë. Të dalim të protestojmë të ndihmojmë një kauzë edhe kur nuk është drejtëpërdrejtë e jona. Protesta është madhore. Presidenti ka dhënë një alarm vërtet domethënës. Presidenti ka dhënë një alarm vërtet domethënës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”, u shprehu Ndoka.
Kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi kanë deklaruar se do të jenë të pranishëm në manifestimin e 2 marsit.