Nard Ndoka zbulon detaje nga marrëveshja Basha-Rama: Peng që në 2017

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka thotë se Lulzim Basha është pengu i kryeministrit Edi Rama që në vitin 2017. I ftuar në Fax News, ai tha se kryetari i PD-së do të largohet me turp dhe dështim pas 11 dhjetorit, ku sipas tij PD do t’i hapë rrugën të ardhmes së saj.

”Nuk besoj se do të ketë krizë për faktin se z.Basha tashmë e ka humbur legjitimitetin për të qenë kryetar edhe pa Kuvendin. Foltoret e Berishës e kanë dëmtuar Bashën. Unë shoh largimin dhe dështimin me turp të Bashës. Më 11 dhjetor PD i jep rrugë të ardhmes së vet. Është një ngjarje që do mbahet mend gjatë. Kryetari i partisë më të madhe opozitare kapet peng. Ta kemi të qartë që Basha është peng i Ramës që në vitin 2017”.

Nga ana tjetër, Ndoka zbuloi për herë të parë se gjatë takimit të 17 majit mes Ramës dhe Bashës, ai që ka telefonuar për të ndërmjetësuar në takim ka qenë George Soros.

”Unë e kam kuptuar që një ditë pas 17 majit. Unë ja kam thënë në zyrë Lulzim Bashës. Unë e shikoja që na fshihej. I qëndronte më shumë besnik Edi Ramës sesa ne. Kishte një zarf në dorë dhe nuk e hapte zarfin pa shkuar ora 6, kur kishin vendosur të dy për ta bërë publike. Edi Rama ka epërsi ndaj Lulzim Bashës, epërsi fjalësh mashtrimi. Ka pasur një ndërmjetësim mes telefonit dhe nga George Soros. Me kalimin e kohës u pa një gjë e tillë. Basha la kauzat rrugës, na detyroi të digjnim mandatet, bojktoi zgjedhjet. I doli kundër dhe Berishës”.

SHKARKO APP