“Narkoshteti i regjimit të Edvinit”, tema e diskutimit Berisha-Grossruck

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në takim, politikanin austriak Wolfgang Grossruck, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Vetë Berisha ka rrëfyer se çfarë ka biseduar në këtë takim, teksa ka publikuar në Fb edhe fotografitë:

“Me mikun tim Wolfgang Grossruck duke diskutuar për instalimin e narkoshtetit në Shqipëri nga regjimi i Edvinit!” shkruan ish-Kryeministri duke evidentuar sërish se problemi i drogës dhe lidhjet e qeverisë me trafikun e saj mbeten shqetësimi kryesor për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha e ka konsideruar ditët e fundit, në veçanti kapjen e 613 kg kokainë në portin e Durrësit, si çështjen e të gjitha çështjeve që u intereson shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?