Nata e Kadrit/Presidenti Meta në Shkodër: Çështja e Teatrit, është e shenjtë dhe kombëtare

Presidenti Ilir Meta, në këtë Natë të Lartë të Kadrit, dha mesazhin për të gjithë myslimanët por dhe për shqiptarët. “Çështja e Teatrit është e shenjta dhe kombëtare”. Ky është komenti i shkurtër që Meta bëri nga Shkodra, kur u pyet për shembjen e tij dhe për mosreagimin e institucioneve të drejtësisë.

”Këtu jam me myftiun dhe jam para një vendi të shenjtë. Nuk dua të flas për çështje të tjera. Megjithëse edhe çështje e Teatrit është e shenjtë se është kombëtare”. Kreu i Shtetit ka vizituar edhe xhaminë e Parrucës ku përmendi rindërtimin e xhamisë pas shkatërrimit nga regjimi komunist në 1967.

”Unë zgjodha që në këtë natë të bekuar të Kadrit të isha këtu në Shkodër, pasi Shkodra është në zemrën e çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot. Simboli i besimit në zot, por i besimit në vlerat më të mira atdhetare dhe të familjes. Është simboli i harmonisë dhe i bashkëjetesës, por edhe i qëndresës dhe durimit. Vizituam, xhaminë e Parrucës që është ribërë dy herë, e cila u shkatërrua në 67-tën në periudhën e errët të komunizmit, por që u rindërtua me kthimin e demokracisë. Siç e shohim sot kjo xhami e jashtëzakonshme e Parrucës u rindërtua ashtu siç ishte”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/620267038700794/?q=ilir%20meta&epa=SEARCH_BOX

SHKARKO APP