NATO në Tiranë, Topalli: Falë lobingut që bëmë ne!
Ndërkohë që Tirana është blinduar dhe në qendër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s do jetë lufta kundër terrorizmit, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli thotë se kjo mbledhje u bë e mundur falë lobingut të bërë tre vjet më parë.
“Jam e lumtur që së bashku me Leonard Demin dhe kolegë të tjerë arritëm tre vite më parë, pas një pune të madhe dhe një lobingu të fuqishëm, që të bëjmë të mundur vendimin që kjo Asamble të mblidhej në Tiranë, maj 2016,” shkruan Topalli në FB.
Sot Topalli postoi edhe disa foto nga Asambleja.
“Me Karl Lamers (Kryetar i grupit politik të qendrës së djathtë dhe ish-president i Asamblesë së NATO-s) dhe Hon. A. Raynell Andreychuk (senatore kanadeze)” shkruan Topalli.
KOHA JONË SONDAZH

