Ndahet nga jeta babai i ish-ministrit Bushati

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka humbur të atin, Sulejman Bushati, i cili është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Ditmir Bushati shkruan:

Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën. Prehu në paqe i shtrenjti ynë!

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?