Ndahet nga jeta Franz Beckenbauer, Edi Rama: Legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë

Teksa shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit gjerman Franz Beckenbauer, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern. Po ashtu Rama thotë se me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë.

“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës”, theksoi Rama.

Legjenda e futbollit botëror dhe gjerman Franz Beckenbauer ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Beckenbauer ka luftuar vazhdimisht me probleme shëndetësore vitet e fundit.

Postimi i plotë nga Rama

Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës.

Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit.

SHKARKO APP