Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS, Andis Harasani, në moshën 55 vjeçare

Ish-deputeti socialist Andis Harasani është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare.

Burime familjare, bëjnë me dije për mediat, se Andisi, prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale bashkëshortja e tij, Suela Kapllani Harasani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te dashur familjare e miq,

Swiss Digital Mobile Reklama

Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit.

Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!

Detaje per ceremonine e lamtumires se fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim”.

Andis Harasani u zgjodh dy herë deputet, ndërsa u largua nga politika në vitin 2013. Më pas ai jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?