Ndal dhunës policore! Protesta në Tiranë e gjithë Shqipërinë. Rama nxjerr blindat
Pavarësisht dorëheqjes së ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, dhunës policore dhe dhjetërave të shoqëruarve dhe arrestuarve, protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha do të vijojnë edhe sot në disa zona të Tiranës.
Ora 16:00 Rama akuzon opozitën si nxitëse të protestave: Thirrja ime për prindërit, ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve
Ora 15:49 Policia nis përgatitjen përt protestën, autobotët e ujit nisen drejt qendrës
Nën moton #EdheUnëJamKlodiani organizatorët shprehen se përveç Tiranës do të ketë protesta edhe në sheshet e tjera të qyteteve të vendit.
Kërkesat e protestuesve janë:
- Largimin e Ardi Veliut
- Ndalimin e dhunës policore
- Reformim të Policisë së Shtetit