Ndalimi i koalicioneve/Bylykbashi: ”Dajaku i ndërkombëtarëve” detyroi Ramën të tërhiqej

Për Oerd Bylykbashin, i cili është përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik ku po diskutohet ende drafi final për Kodin Zgjedhor, ndikimi nga ndërkombëtarët nuk e lejuan kryeministrin Edi Rama që të ndalonte koalicionet me Kushtetutë. ”PS hoqi nga ndryshimet kushtetuese frazën ku thuhej ndalohen koalicionet zgjedhore, nën presionin e faktorit ndërkombëtar. Pasi u tërhoq, tani flet për ndryshimin e modelit të koalicioneve”, tha Bylykbashi në ”Euronews”.

Sipas tij lejimi i formimit të koalicioneve parazgjedhore nuk është rekomanduar asnjëherë nga ODIHR që të hiqet si praktikë.  Nga ana tjetër, ai shton se Rama nuk i ndalon dot koalicionet dhe ndaj po përpiqet që të ndryshojë formulën.

”Neni i Kushtetutës nuk përcakton se si formohen koalicionet. Koalicionit i është hequr e drejta për të propozuar kandidatë. Sot e kësaj dite, partitë e koalicionit janë ato që propozojnë kandidatë, nuk e bën koalicioni. Ata (PS) thonë se koalicioni bën propozimin e kandidatëve por këtë gjë Kushtetuta nuk e lejon”, pohon ish-deputeti i PD.

SHKARKO APP