Ndarja nga jeta e gazetarit Aristir Lumezi, kryeparlamentarja Nikolla: Gazetaria humbi një profesionist të spikatur
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Aristir Lumezi. ”Gazetaria shqiptare humbi një profesionist të spikatur, besnik të lajmit, pasionant të informimit, mbrojtës të së vërtetës, talent të analizës. Publiku dhe lexuesit humbën një referencë të misionarit të medias. Familja humbi njeriun e dashur, bashkëshortin dhe prindin e dhimbsur e shembullor. Pushofsh në paqe, Aristir Lumezi”, shprehet Nikolla.